Organizatat joqeveritare, Qeverisë dhe Sindikatave: Gjeni gjuhën e përbashkët

01.09.2022

Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike, që përbëhet nga pesë organizata joqeveritare, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit mes Qeverisë dhe Sindikatave. Në këtë reagim, ky koalicion shpreh shqetësimin lidhur me pezullimin e dialogut në mes të Qeverisë së Republikës dhe Organizatave Sindikale. Ndër të tjerash, ky koalicion, kërkon nga partnerët social “të […]

Organizatat joqeveritare, Qeverisë dhe Sindikatave: Gjeni gjuhën e përbashkët

Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike, që përbëhet nga pesë organizata joqeveritare, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit mes Qeverisë dhe Sindikatave.

Në këtë reagim, ky koalicion shpreh shqetësimin lidhur me pezullimin e dialogut në mes të Qeverisë së Republikës dhe Organizatave Sindikale.

Ndër të tjerash, ky koalicion, kërkon nga partnerët social “të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar bazuar në legjislacionin vendor dhe kërkesat e palëve më qëllim të ndërprerjes dhe evitimit të grevave nga të cilat pësojnë qytetarët e Kosovës, me mungesë të ofrimit të shërbimeve”.

Rruga që duhet të ndjeket nga të dy palët, sipas koalicioni, është dialogu social.

Andaj në reagim thuhet se Qeveria duhet me urgjencë të përshpejtojë procedurat për aprovimin e projektligjit për pagat e sektorit publik, ndërsa kërkojnë nga Organizatat Sindikale, t’i ndërpresin grevat dhe t’i hapet rrugë dialogut me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet me urgjencë të përshpejtojë procedurat për aprovimin e projektligjit për pagat e sektorit publik dhe të njëjtin t’a dërgoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim, si dhe të realizojë obligimet e saj për ekzekutimin e pagave të plota për muajin gusht, ndërsa Organizatat Sindikale, t’i ndërpresin grevat dhe t’i hapet rrugë dialogut me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Palët duhet të intensifikojnë dialogun në mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për trajtimin dhe realizimin e kërkesave të punëmarrësve”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që sot në pothuajse të gjitha shkollat nuk ka filluar mësimi për shkak të grevës së BSPK-së, ku hyn edhe SBASHK-u.

Etiketat