Orët e humbura të grevës do të zëvendesohën në këto ditë!

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyçi, gjatë një intereviste për gazetën “Bota Sot”, tregoi se si do të zëvendësohen orët e humbura, shkaku i grevës që u mbajt në muajin e kaluar, Janar.

Shyqiri Bytyqi, tregoi se nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit e të gjitha shkollave.

Po ashtu, ai bëri të ditur se do të mbahet mësim 5 të Shtune në të gjitha shkollat, por ai ka bërë një përparësi ku të gjitha shkollat kanë të drejtë që të zgjedhin ditën se kur do të punojnë, transmeton RrokumTV.

Bytyçi përfundoi intervistën duke thënë se ky vit shkollor do të përfundojë një javë më vonë sesa që është e paraparë.

RAPORTO