Orari i ri i lëvizjes e ndërron edhe orarin e punës së barnatoreve

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë prej nesër 15.04.2020 do të ketë orar të ri të lëvizjeve të qytetarëve andaj kjo e ndërron edhe orarin e punës së barnatoreve.

Sipas sqarimeve nga MSH, orari i ri i punës së barnatoreve do të jetë prej 7:00 deri 22:30 kurse pas orës 22:30 deri në 7:00 mbetet në fuqi kujdestaria.

Kujdestaritë organizohen nga Ministria e Shëndetësisë/AKPPM në bashkëpunim me OFK dhe komunat dhe do të vlejnë gjatë kohës së pandemisë kurse pastaj kjo të të mbetet sipas rregullimit nga komunat.

Sa i përket lëvizjes së profesionistëve shëndetësorë kjo do të realizohet në bazë të formularit të ATK, letërnjoftimit, kopjes së licencës nga OFK dhe ndonjë dokument që vërteton punën në barnatoren përkatëse.

RAPORTO