Orari i lëvizjes së qytetarëve ndryshon çdo 2 apo 3 ditë!

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin i cili ka hyrë në fuqi, lidhur me masat e qarkullimit të njerëzve në komunat e karantinuara dhe në ato të rrezikuara nga përhapja e koronavirusit, siç thuhet në vendim, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës.

Paralajmërimin për këto masa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e bëri dy ditë më parë, kur tha se qarkullimi i qytetarëve për 90 minuta në ditë do të bëhet në orare të caktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

Por mbrëmë janë publikuar tabelat ku shihet se ka ndryshuar orari kur qytetarët mund të dalin jasht të i kryejnë shërbimet.

Ky orar do të ndryshojë çdo 2 apo 3 ditë!

Shih tabelën e orarit të lëvizjes sipas numrit të parafundit të leternjoftimit në datat e caktuara deri me 4 Maj.

RAPORTO