Bizneset Vende Pune Ofertat

Opozita: Po fyhet Policia, s’kanë kushte elementare, dorëheqjet të pashmangshme

Opozita: Po fyhet Policia, s’kanë kushte elementare, dorëheqjet të pashmangshme

19.11.2023 Lajme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmëria e Kosovës (AAK) janë shprehur të zhgënjyer me nivelin e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK), pa marr parasysh kërkesat e këtyre të fundit që ky kategorizimi të rishikohet edhe një herë nga Qeveria.

PDK e AAK kanë thënë se pjesëtarët e PK-së janë të dëshpëruar me mosplotësimin e kërkesave të tyre dhe se Qeveria duhet që të marr parasysh këto kërkesa e sidomos për Njësit Elitare pasi sipas tyre, në ato njësi është investuar me dekada dhe tani nuk duhet që të lihen pas dore. 

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se e kanë pritur me keqardhje që takimi i fundit i kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervistuese ka përfunduar pa marrëveshje.

“E kam pritur me keqardhje përfundimin e takimit sepse sikur se çdo takim tjetër pa rezultat i kësaj qeverie, pa rezultoi edhe takimi që pat me njësit elitare të policisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk lëviz asnjë hap para drejt realizimit të kërkesave të Policisë së Kosovës, kjo është shumë e dhimbshme dhe dëshpëruese, sepse po vihet në rrezik siguria e vendit tonë”. 

Ajo tha se nga ana e Qeverisë është duke u thënë se ka rritje të buxhetit në sektorin e sigurisë, por sipas saj, Policia e vendit është po punon pa kushtet esenciale e për këtë arsye edhe po lënë punën. 

“Tërë ministrat e Qeverisë, por edhe vetë kryeministri Kurti thotë se kemi rritje të buxhetit për këtë dikaster, për atë, por nëse themi se kemi rritje për buxhetin e Ministrisë së rendit, e në anën tjetër Policinë e Kosovës e kemi pa këpuca, e që çdo ditë nga demotivimi që po ju bënë kjo Qeveri po e zhveshin uniformën, kjo tregon mjaftueshëm për mos punën që është duke e bërë kjo Qeveri”, tha ajo.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri po shkatërron çdo gjë që është ndërtuar ndër vite, kjo pasi nuk po i plotëson kërkesat PK-së.

“Albin Kurti do të shkatërroj gjithçka të mirë që është në këtë shtet, është sjell keq me veteranet e luftës po sjellët keq me elitë tonë, njësit speciale të cilat janë heronj të Kosovës. Sepse nëse nuk kishin qenë këto njësi speciale ndoshta situata në veri do të kish de-eskaluar për shkak të gjitha atij armatimi që ka hyrë në Kosovë, për shkak të grupit të madh të terroristeve që kanë sulmuar Kosovën”, tha ajo.

Kadrijaj ka thënë se Policia e vendit janë heronjtë të Kosovës dhe mospërmbushja e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë është fryrje për ta. 

“Ata janë heronj të Kosovës dhe ne nuk do të duhet lejuar që assesi që kjo qeveri të na sulmoj dhe të na shajë ata heronj. Kjo është njëjtë si me sha Adem Jasharin, si me sharë heronjtë dhe gjithë dëshmorët e kombit. Ky është një turp që po ndodh nga kjo Qeveri dhe me abuzimi që është bërë me rroga të policëve që nuk është e vërtet sepse ne e dimë sa është koeficienti dhe më një koeficient prej 105 eurove nuk ka rrogë të dinjitetshme për as një institucion publik”.  

Javë më parë, pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë duke kërkuar që këto shtesa të jenë më të larta.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Nuk arritën marrëveshje me Kurtin, njësitë speciale paralajmërojnë sërish protestë për të shtunën

Nuk arritën marrëveshje me Kurtin, njësitë speciale paralajmërojnë sërish protestë për të shtunën

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërish do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pasi nuk kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti lidhur me kërkesat e tyre.

Pjesëtarët e njësisë elitare të Policisë së Kosovës tashmë kanë dorëzuar kërkesën për protestë, e cila pritet të mbahet të shtunën e 9 dhjetorit.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një prononcim për Telegrafin tha se janë në kontakt me ta pasi siç u shpreh ai, aktualisht nuk e di se cilat janë kërkesat e tyre.

“Ata kanë paralajmëruar protestë për datën 9 dhjetor. Kërkesën e kanë adresuar në mënyrë të rregullt te organet e rendit. Jemi duke biseduar me ta sepse aktualisht nuk e di se cilat janë kërkesat e tyre”, deklaroi Zeqiri.

Ai shtoi se ka paralajmërime se kësaj proteste do t’i bashkëngjiten edhe njësi të tjera.

“Ka paralajmërime, por këtë ende nuk e kam të konfirmuar. Gjithsesi, ne i përkrahim kërkesat e çdo polici dhe nëse mbahet kjo protestë ne si sindikatë do të marrim pjesë”, u shpreh mes tjerash Zeqiri.

“Do t’i takoj, por atë që kam pasur e kam thënë”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti kur ishte pyetur për kërkesat e dy prej njësive më elite të Policisë, që më 1 nëntor ia zunë derën me protestë.

Dhe vërtetë ashtu doli. I takoi, por asnjë gjë nuk ndryshoi.

Asnjë dakordim nuk u arrit në takimin gati tre orësh i bërë para tri javësh mes kryeministrit dhe zëvendësdrejtorit të policisë dhe përfaqësuesve të NJSI-së dhe NJTME-së.

Bile mëngjesin e parë pas takimit, Qeveria miratoi shtesat e rrezikshmërisë prej 150 eurosh, pa e rritur vlerën e tyre. 

Konkursi për policë/ Kandidatët do t’i nënshtrohen testit psikologjik

Konkursi për policë/ Kandidatët do t’i nënshtrohen testit psikologjik

NJOFTIM: Faza e testimit psikologjik dhe kontrollimit  mjekësorë për zyrtar policor sipas konkursit të shpallur nga data 18.04.2023 deri me datën 30.05.2023

Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësore.

Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.

Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:00 në SHSKUK ( Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në objektin e Mjekësisë Sportive ( hyrja te Spitali Amerikan ), ndërsa për kandidatët që e kalojnë me sukses fazën e testit psikologjik, ekzaminimi mjekësor është në po të njëjtin vend, pasi që paraprakisht të kenë dhënë analizat laboratorike në Klinikën e Biokimisë (objekti i Qendrës Emergjente).

Kandidatët me vete duhet të kenë:

• Letërnjoftimin ose pasaportën valide

• Laps kimik.

Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen  të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së  kontrollimit mjekësorë.

Lista e kandidatëve

Suharekë, arrestohet një nxënës pasi iu gjet boks hekuri dhe thikë në çantën e shkollës

Suharekë, arrestohet një nxënës pasi iu gjet boks hekuri dhe thikë në çantën e shkollës

Një nxënës është arrestuar të hënën në Suharekë, pasi në çantën e tij të shkollës stafi arsimor ka gjetur një thikë me the dhe një boks hekuri.

Policia njofton se rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Me datën 04.12.2023, Stacioni Policor Suharekë nga stafi arsimor i një shkolle në Suharekë ka pranuar informacion se në çantën e një nxënësi të shkollës janë gjetur një (1) boks hekuri dhe një (1) thikë me teh rreth shtatë (7) cm”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se zyrtarët policorë menjëherë i janë përgjigjur rastit duke konfiskuar mjetet e lartshënuara.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur i cili pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.  Rasti vazhdon të hetohet nga hetues policorë të Stacionit Policor Suharekë”.

Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë