Opozita lëshon seancën: Vlera e koeficientit e rrit mjerimin në vendin tonë

  • 01.02.2023
Opozita lëshon seancën: Vlera e koeficientit e rrit mjerimin në vendin tonë

Deputetët e partive opozitare e kanë lëshuar sot seancën e Kuvendit të Kosovës në shenjë revolte për vlerën e koeficientit 105 euro për pagat.

Partia Demokratike e Kosovës sot ka kërkuar nga qeveria që të rishqyrtojë vlerën e koeficientit, për të cilin kanë thënë që është koeficient të që e rrit mjerimin.

Në shenjë revolte, deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca plenare.


Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë janë të zhgënjyer me vlerën e koeficientin të cilën e ka bërë publike sot qeveria e Kosovës.

“Ky është një koeficient i mjerimit, ky është një koeficient që e thellon varfërinë në vendin tonë, ky është një koeficient që është mbajtur fshehur nga kryeministri i vendit për më se 82 mijë zyrtarë publik, ky është një koeficient i cili i demotivion të gjithë ata të rinj e të reja të cilët duan të jenë pjesë e administratës shtetërore, qofshin pjesë e policisë, qofshin ushtrisë.

Prandaj, mendoj që vazhdim sot i kësaj seance është i pakuptimtë. Si grup parlamentar i PDK-së kërkojmë nga qeveria e Kosovës ta rishqyrtojnë edhe njëherë këtë çështje sepse është definitivisht koeficient që e rrit mjerimin në vendin tonë…Prandaj si grup parlamentar i PDK-së në shenjë revolte për caktimin e këtij koeficienti sot nuk do të vazhdomë të qëndrojmë në këtë seancë”, ka thënë Tahiri.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Nuk do të merrni pjesë fizikisht fare apo?… Çka mendoni për mëditjet tuaja për ditën e sotme”, ka thënë ai.

Ndërsa, deputetët e PDK-së kanë thënë se i refuzojnë mëditjet për seancën e sotme.

“Absolutisht i refuzojmë”, është përgjigjur Tahiri.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave për vitin 2023 është 105 euro.

Lidhur me vlerën e koeficientit kanë reaguar edhe nga LDK e AAK.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se koeficienti i pagave nuk adreson as për së afërmi çështjen e inflacionit, ndërsa sipas tij së paku është dashur të adresohet çështja e inflacionit.

Ndërsa deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka quajtur qeveri të mashtrimeve Qeverinë Kurti.

Ajo tha se është dashur diskutim publik lidhur me vlerën e koeficientit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë