Opozita i jep ultimatum presidentit Thaçi

Opozita i jep ultimatum presidentit Thaçi
Çlirim Gashi

02.08.2019 / Lajme

Janë bërë dy javë që Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka marrë asnjë vendim deri më tani, këto heshtje të presidentit siç duket i ka ‘agresuar’ përfaqësuesit e opozitës duke i dhënë ultimatum presidentit që t’i mbledhë partitë dhe të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Përfaqësuesit e opozitës i kanë dhënë ultimatum presidentit Thaçi që nëse nuk thërret takim gjatë ditëve në vijim do t’i mbledhin votat për ta shpërndarë Kuvendin javën që vjen. Ata janë shprehur të bindur se do t’i sigurojnë 80 vota të deputetëve për ta bërë një gjë të tillë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Si rrjedhojë e kësaj përfaqësuesit e opozitës i kanë dhënë ultimatum kreut të shtetit që nëse nuk thërret takim gjatë ditëve në vijim, do t’i mbledhin votat për ta shpërndarë Kuvendin javën që vjen.

Ata janë shprehur të bindur se do t’i sigurojnë 80 numra për ta bërë një gjë të tillë.

Por kundër këtij opsioni janë deklaruar disa zyrtarë të PDK-së, të cilët kanë thënë se votimi për shpërndarjen e Kuvendit nuk përbën zgjidhje.

Megjithëkëtë ata kanë konsideruar se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve, por për një gjë të tillë duhen pritur hapat që do t’i ndërmarrë i pari i shtetit.

RAPORTO