“Oldtimera”, ndiqni këto rregulla për t’i pajisur veturat e vjetra me targa HISTORIKE
I pari që u pajis me këto targa është një anëtar i grupit “Oldtimer Club Peja”. Në një prononcim për Indeksonline, ai tregoi rregullat që duhet ndjekur që një veturë e vjetër të regjistrohet me tabela kosovare. “Nëse do me i importu së pari duhet me u zyrtarizu që je anëtar i një klubi të […]
I pari që u pajis me këto targa është një anëtar i grupit “Oldtimer Club Peja”.
Në një prononcim për Indeksonline, ai tregoi rregullat që duhet ndjekur që një veturë e vjetër të regjistrohet me tabela kosovare.
“Nëse do me i importu së pari duhet me u zyrtarizu që je anëtar i një klubi të Old Timer, në këtë rast na e kem Oldtimer Club Peja, me u bë anëtar, pastaj me dokumentacionin e kerrit dhe letrën e anëtarësisë dhe me shku në Ministri të Infrastrukturës me bë një kërkesë për me ta aprovu importin. Kur të kryhet kjo procedurë mundesh me i pru edhe i zhdoganon pa problem, e procedura është si me regjistru çdo kerr tjetër“, u shpreh ai.
Tutje, ai potencoi që vetura duhet të jetë e vjetër 35+ në mënyrë që të ketë targat “HISTORIKE”.
Regjistrimi i mjeteve me vlerë muzeore:
1. Mjeti me vlerë muzeore konsiderohet mjeti i cili është me i vjetër se 35 vjet, i cili është iruajtur dhe teknikisht i mirëmbajtur, si dhe përshtatet me strukturën dhe formën konstruktive origjinale.
2. Për regjistrimin e mjeteve muzeore nevojiten këto dokumente:
2.1. Dokument të dhënat e mjetit (prejardhja e automjetit);
2.2. Pronësia e automjetit;
2.3. Dëshmia mbi statusin e mjetit me vlerë muzeore;
2.4. Kontrolli teknik;
2.5. Ndërsa për mjetet që importohen kërkohet DUD-i doganor ose dëshmi nga dogana;
2.6. Dokumenti i identifikimit letërnjoftim, pasaporta e vlefshme e Republikes së Kosovës ose patentë shoferi;
2.7. Per regjistrimin e mjeteve me vlerëmuzore lëshohen targa dhe CRA.
3. Përmbajtja e targës së automjetit me vlerë muzeore duhet të përmbajë kodin RKS shkronjat ngjyrë ari, mbishkrimin, historik, shkronjat ngjyrë e zezë, stemën e Republikës së Kosovës, numrin treshifrore dhe hyjnesha në fron.