OHT’ja – Kurtit: Gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e përhapjes së virusit

24.03.2021

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka theksuar që shteti i Kosovës për momentin gjendet në pozitë jo lakmuese qoftë sa i përket gjendjes së ulët shëndetësore, apo gjendjes ekonomike. Sogojeva sot u është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë së re me në krye Albin Kurti. Ai përmes kësaj letre […]

OHT’ja – Kurtit: Gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e përhapjes së virusit Foto: Ilustrim

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka theksuar që shteti i Kosovës për momentin gjendet në pozitë jo lakmuese qoftë sa i përket gjendjes së ulët shëndetësore, apo gjendjes ekonomike.

Sogojeva sot u është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë së re me në krye Albin Kurti.

Ai përmes kësaj letre ka thënë se nëse analizohen masat e marra që 6 muaj, kuptohet që gastronomia nuk ka qenë vatër e përhapjes së infeksionit me COVID-19, pasi që numri ka qenë i lartë edhe kur gastronomia në vend ka qenë e pjesërisht e mbyllur.

”Tashmë u bë më shumë se një vit nga fillimi i pandemisë, dhe kjo gjendje më nuk është një e panjohur për ne, dhe nëse i analizojmë masat që janë marrë në 6 muajt e fundit, sektori i gastronomisë ka qenë pjesërisht i mbyllur, mirëpo rastet me Covid nuk janë ndalur, përkundrazi vetëm sa ka pas rritje të numrit, gjë që dëshmon se gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e përhapjes së virusit” thuhet në letrëm e OHT-së.

Letra e plotë:

”I nderuari z. Kryeministër së pari uroj që kjo letër t’iu gjejë mirë me shëndet, dhe ju dëshirojmë punë të mbarë në marrjen e përgjegjësive dhe detyrave të reja!Ashtu siç jemi takuar me strukturat e të gjitha partive politike, edhe me strukturat e juaja kemi pasur takim dhe na u është premtuar që do të kemi mirëkuptim, dhe do të kenë rëndësi mendimet dhe opinionet tona në marrjen e çfardo vendimi. Kështuqë besojmë dhe shpresojmë që të kemi bashkëpunim dhe mirëkuptim si për menaxhimin e pandemisë ashtu edhe në kthimin e normalitetit të situatës. Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në vazhdimësi ka kontribuar dhe vazhdon të kontribojë në ofrimin e bashkëpunimit nga përvoja jonë si ekspert të secilit sektorë (hotelieri & gastronomi) që të japim kontributin tonë për rikthimin dhe zhvillimin e turizmit dhe hotelierisë në vendin tonë. Z. Kryeministër e kemi theksuar dhe e ritheksojmë që sektori i Hotelierisë dhe Gastronomisë është më i atakuari dhe më i dëmtuari nga pandemia, dhe kërkojmë që ne si OHTK ta kemi një përfaqësues të këtij komuniteti në komitetin për menaxhimin e pandemisë. Tashmë u bë më shumë se një vit nga fillimi i pandemisë, dhe kjo gjendje më nuk është një e panjohur për ne, dhe nëse i analizojmë masat që janë marrë në 6 muajt e fundit, sektori i gastronomisë ka qenë pjesërisht i mbyllur, mirëpo rastet me Covid nuk janë ndalur, përkundrazi vetëm sa ka pas rritje të numrit, gjë që dëshmon se gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e përhapjes së virusit.Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka për synim ta mbrojë jo vetëm interesin e biznesit, por më shumë jemi të shqetësuar për klasën punëtore në këtë sektorë, sepse si çdo qytetarë i Republikës së Kosovës edhe ata kanë obligime dhe familje për të mbajtur nga puna e tyre, është qështje ekzistence. I nderuari kryeministër jemi dëshmitarë se vatër e infeksionit kanë qenë vet institucionet publike, dhe po ashtu edhe partitë politike ku për interesa të veta nuk kanë ekzistuar masa as ligje që i kanë ndaluar. Pra kërkojmë mirëkuptim dhe konsideratë për secilën kategori dhe shtresë të këtij vendi”.