OHT-ja thotë se nuk do të respektojnë masat anti-COVID, paralajmërojnë protesta

05.03.2021

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë thënë se nuk do të respektojnë asnjë masë anti-COVID që lidhet me kufizimin e orarit. Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka thënë që nuk do të respektojnë asnjë masë anti-COVID që lidhet me kufizimin e orarit, duke paralajmëruar edhe protesta të […]

OHT-ja thotë se nuk do të respektojnë masat anti-COVID, paralajmërojnë protesta Foto: Ilustrim

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë thënë se nuk do të respektojnë asnjë masë anti-COVID që lidhet me kufizimin e orarit.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka thënë që nuk do të respektojnë asnjë masë anti-COVID që lidhet me kufizimin e orarit, duke paralajmëruar edhe protesta të ashpëra në rast se masat shtrëngohen.

Ai tutje ka kërkuar nga institucionet përkatëse të vendit që të mos ndryshojnë orarin dhe ka këruar që sallat e dasmave të lirohen e të punojnë normalisht duke i respektuar masat.

“Nuk do ta respektojmë asnjë masë që lidhet me kufizimin e orarit. Prandaj ne kërkojmë që mos të ketë ndryshim apo kufizim të orarit, veçanërisht sallat e dasmave te lirohen dhe të punojnë normal duke respektuar rregullat. Reagimet do ti kemi të ashpra duke filluar nga protesta dhe padegjushmëri totale. Kësaj here nuk do të lëshojmë pe”, ka thënë Sogojeva.

Njoftimi i plotë:

KONFERENCË SHTYPI NGA ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS

Sot kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, për konferencë shtypi Prof. Dr. Hysen Sogojeva, tha se nuk do t’i respektojnë asnjë masë që lidhet me kufizimin e orarit. Ai paralajmëroi edhe protesta të ashpra në rast që shtrëngohen masat

“Nuk do ta respektojmë asnjë masë që lidhet me kufizimin e orarit. Prandaj ne kërkojmë që mos të ketë ndryshim apo kufizim të orarit, veçanërisht sallat e dasmave te lirohen dhe të punojnë normal duke respektuar rregullat. Reagimet do ti kemi të ashpra duke filluar nga protesta dhe padegjushmëri totale. kësaj here nuk do të lëshojmë pe”, tha ai.

Skender Thaqi nënkryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës tha se qeveria i ka fyer me pakon për rimëkëmbjen ekonomike sepse ajo duhet të quhet si pako sociale.

“Për fat të keq qeveria na ka fy vet fakti me keto mjete të rimëkëmbjes që po quhen, sepse kjo duhet të quhet si pako sociale. Këto statistika që po shfaqën nuk janë reale për mua mbi 80% te paktën e kanë kryer pandeminë. Qeveria të bëjë punën e vet për vaksina dhe neve mos të na pengojë në punë si biznese”.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka vendosur që të mos respektojë asnjë masë e cila lidhet me kufizimin e orarit, nëse do të merret nga institucionet.