“Oferta e LDK-së e shkel Kushtetutën, kështu duhet të veprojë Albin Kurti”

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar ofertën që i kanë dorëzuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti ka thënë se kanë kërkuar kryetarin e kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, e pastaj kryepalamentari i kthehet LV-së.

“Sot kemi dorëzuar me shkrim ofertën tonë për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020.

Në këtë takim, dhe në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani, LDK-ja ka shprehur gatishmërinë për qeverisje të përbashkët në interes të shtetit të Kosovës, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019. Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet siguron stabilitet qeverisës për mandat të plotë prej katër vitesh. Kjo marrëveshje duhet finalizuar sa më parë në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Propozimet tona, të dorëzuara sot me shkrim, janë si vijon:

Për këtë premierë më 16 janar, Cineplexx organizon eventin “Premiere Night” me shumë shpërblime nga brende të ndryshme!

1. LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).
2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:
a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
3. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.
4. Si rezultat i kësaj marrëveshje:
a. Deri në zgjedhjen e Presidentit:
• VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq
• LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.
b. Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja:
• VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq
• LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.
5. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme” ka shkruar Hoti.

Analisti politik, Ramush Tahiri, në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se LDK po bën shkelje të Kushtetutës së vendit, pasi që nuk i takon asaj as kryeparlamentari dhe nënkryetari i dytë siç po e kërkon ajo.

Tahiri thotë se me Kushtetutë nuk ka nënkryetar të dytë apo të tretë, por janë vetëm nënkryetarë.

“LDK ka bërë ofertën e saj ku kërkon kryeparlamentarin dhe kërkon siç thotë ajo nënkryetarin e dytë të Kuvendit, me Kushtetutë nuk i takon kryeparlamentari dhe nënkryetari i dytë sepse nuk ka nënkryetar të dytë ata janë të gjithë nënkryetarë ose nuk e di unë, ose ata po bëjnë që nuk e dinë Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit”, tha Tahiri.

LEXO EDHE:  Zemaj-qytetarëve: S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa!

“Me kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit është e specifikuar partia e parë fituese në këtë rast VV i ka dy anëtarë të kryesisë dhe njërin prej tyre e propozon për kryetar, Gjykata më 2014 kur u bë Isa Mustafa me 83 vota ka tregu që nuk mundet sepse balanci i forcave politike apo grupeve parlamentare është në bazë të koalicioneve parazgjedhore dhe jo paszgjedhore”, shton ai.

Tahiri tha se me këto kërkesa po bëhet shkelje e Kushtetutës dhe më pas mund të ketë zvarritje të procesit ku Gjykata Kushtetuese mund ta hedh poshtë një gjë të tillë.

“Kjo kërkesë bie ndesh me Kushtetutën dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, LDK pse po e bën këtë apo don me aktivizu dikujt Gjykatën Kushtetuese dhe me rrëzu këtë vendim pas disa muajve, unë nuk e di prapaskenën por po flas sipas asaj që po e shoh”, tha ai.

Tahiri tha se nuk është i sigurt se a do të pranoj VV të jetë bashkëpjesëmarrje në shkeljen e LDK-së që po pretendon ta bëj duke marrë kryeparlamentarin.

“A do e pranoj Lëvizja Vetëvendosje dhe a do bëhet bashkëpjesëmarrje në këtë shkelje, nuk e di, dhe nuk e di a do e votojnë të tjerët deputetë në Kuvend”, tha Tahiri.

“VV a do përjashtoj dy anëtarë të saj dhe me lënë veç një, LDK me ruajt atë që e ka kryetarin e kryesisë dhe me shtu një atë nuk e di, varet nga pazari politik, është pazar politik që anashkalon ligjin dhe Kushtetutën, nuk dihet se a po bëhet kjo me blloku procesin apo se përnjëmend mendon se kryetari i Kuvendit është pjesë e pushtetit legjislacion me të vërtetë nuk e di dhe nuk ma merr mendja se LDK e di”, shtoi ai.

Tahiri tha se LDK me këto kërkesa po e kap shtetin dhe institucionet e saja ku po bëhet pazar politik.

Ai tregon se po të ishte në vend të VV-së cilat do ishin hapat që do kishte ndërmarrë, kështu përgjegjësia të bie pikërisht në LDK-në e cila po e shkel Kushtetutën.

“Tani mjafton një dorëheqje e Glauk Konjufcës dhe një pranim dorëzim dhe me u kry kjo mbledhja e Kuvendit, ama përpara nënkupton që në atë mbledhje të kryhet edhe qeveria, nuk duhet njëra me kalu dhe tjetra mos me kalu dhe nënkupton që Kurti ta marr mandatin dhe të hyj në Kuvend me marrëveshje me LDK”, thotë ai.

“Kjo është kapje e shtetit me marrëveshje LDK po del hapur me kapje shteti dhe kapje të institucioneve nga partia siç është bërë ky pazari tregon se tani për tani”, tha Tahiri.

“LDK po qet kushte dhe nuk po do marrëveshje, por tani nuk e di a do pranohet a jo varet nga VV, po të isha në vend të VV do e kisha pranu me arsyetimin kushtetues, do thosha se ka shkelje të këtyre neneve por që partneri politik po kërkon dhe ne me vetëdije po e bëjmë dhe më pas pasojat i bartë partneri e jo ti”, shton Tahiri për GazetaBlic