Takimi i sotëm mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka sjellur një ofertë të re, ku këtë ofertë Isa Mustafa ia prezantoi Albin Kurtit.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë me dije se Isa Mustafa i ka shkuar në takim Albin Kurtit, me një ofertë që sipas të gjitha gjasave do të jetë e fundit, pasi që me 26 dhjetor, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Sipas këtyre burimeve oferta e Mustafës për Kurtin është që LDK t’i merr katër ministri, kryetarin e Kuvendit dhe postin e presidentit të shtetit. Kundrejt, VV-së, që do t’i takonin gjashtë ministri, posti i kryeministrit dhe ai i zv.kryeministrit të dytë.

Kujtojmë se takimi i sotëm erdhi pas presionit gjerman ndaj këtyre dy liderëve që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje.