Koalicioni Oferta e Albin Kurtit për LDK-në, reagon Vjosa Osmani

Agim Veliu një ofertë të tillë e ka cilësuar si joserioze, por Vjosa Osmani thotë se çfarëdo lëvizje që kë për qëllim afrimin e qëndrimeve duhet të vlerësohet si përpjekje serioze, dhe thotë se për të vendosin përfundimisht organet e LDK-së.

Kështu ka thënë Osmani, teksa nuk ka pranuar të ndajë detaje nga ofertat e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk mund ta komentoj ofertën dhe detajet e saj sepse ashtu jemi dakorduar në takimet tona të fundit. Por, në parim, çdo përpjekje që qon drejt përafrimit të qëndrimeve, duhet të vlerësohet si përpjekje serioze. Të gjitha propozimet, idetë e vlerësimet që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes e jo dështimin e saj, duhet të trajtohen me kujdes. Këshilli i përgjithshëm i LDK-së dhe deputetët e LDK-së të cilët kanë mandatin qytetar, janë ata që vendosin përfundimisht”, ka thënë Osmani për Express.

LEXO EDHE:  Deri në 6 muaj burg në rast se nuk respektoni masën e vetizolimit në Slloveni

Osmani gjithashtu ka shigjetuar ata të cilët po bëjnë përpjekje për të mos u arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së, duke ua përmendur gjysmë milioni qytetar që janë mbrapa dy partive.