Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dr. Salih Bytyçit

18.09.2025

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Dr. Salih Bytyçit, mjek i njohur nga Suhareka, i cili për dekada u shërbeu qytetarëve me profesionalizëm dhe përkushtim.

Në njoftimin e saj, Oda ka kujtuar rrugëtimin profesional të Dr. Bytyçit, i cili kishte përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme dhe specializimin në Mjekësinë e Punës në Prishtinë. Gjatë karrierës së tij, ai dha një kontribut të çmuar në shërbimin shëndetësor, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te pacientët dhe kolegët e tij.

“Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij,” thuhet në reagimin e Odës.