Oda e Mjekëve kërkon zbatimin e ligjit anti-COVID: Të mos përsëriten gabimet e të dëmtohen shërbimet tjera shëndetësore

19.08.2021

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë një apel tek të gjithë institutcionet publike që të vihen në zbatim të plotë të Ligjit anti-COVID në territorin e Kosovës. Sipas Odës së Mjekëve apeli vjen pasi që situata me COVID-19 është duke eskaluar dhe se kapacitetet infrastrukturore dhe ato njerëzore nuk lejojnë komoditet institucional sa i […]

Oda e Mjekëve kërkon zbatimin e ligjit anti-COVID: Të mos përsëriten gabimet e të dëmtohen shërbimet tjera shëndetësore Foto: Ilustrim

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë një apel tek të gjithë institutcionet publike që të vihen në zbatim të plotë të Ligjit anti-COVID në territorin e Kosovës.

Sipas Odës së Mjekëve apeli vjen pasi që situata me COVID-19 është duke eskaluar dhe se kapacitetet infrastrukturore dhe ato njerëzore nuk lejojnë komoditet institucional sa i përket zbatimit të masave parandaluese.

“Krahas nevojës që të rritet rigoroziteti i zbatimit të plotë të Ligjit Nr. 07/L-006 Anti COVID, Oda e Mjekëve konsideron se është më se e nevojshme që institucionet përgjegjëse, qofshin ato të sistemit profesional shëndetësor apo edhe administrativ, të përfshihen në një fushatë vetëdijësuese lidhur me rëndësinë jetike për tu vaksionuar qytetarët e Republikës së Kosovës. Për të qenë efektiv procesi i vaksinimit domosdoshmërisht do të jetë e nevojshme që të menaxhohet me kujdes personeli shëndetësor, gjithëherë duke pasur parasysh që tani e dy vjet me rradhë personeli është i mbiangazhuar për tu përballë me këtë situat sfiduese”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu nga kjo odë kanë thënë se menaxhmenti i institucioneve shëndetësore, kësaj rradhe duhet të ketë kujdes dhe të përdorë expertizë në sistematizimin e personelit shëndetësorë nëpër “klinikat Covid”, në atë mënyrë që të mos përsëriten gabimet e valëve të kaluara dhe të dëmtohen shërbimet e tjera të mbingarkuara si emergjencat dhe traumatologji.

Komunikata e plotë:

APEL PUBLIK

Java e fundit ka shënuar rritjen e numrit të qytetarëve të infektuar me variantin DELTA të virusit COVID-19. Duke qenë se situata pandemike është duke eskaluar dhe se kapacitetet infrastrukturore dhe ato njerëzore nuk lejojn komoditet institucional sa i përket zbatimit të masave parandaluese, Oda e Mjekëve kërkon nga të gjitha institucionet gjegjëse publike që të vihen në zbatim të plotë të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Territorin e Republikës së Kosovës.

Krahas nevojës që të rritet rigoroziteti i zbatimit të plotë të Ligjit Nr. 07/L-006 Anti COVID, Oda e Mjekëve konsideron se është më se e nevojshme që institucionet përgjegjëse, qofshin ato të sistemit profesional shëndetësor apo edhe administrativ, të përfshihen në një fushatë vetëdijësuese lidhur me rëndësinë jetike për tu vaksionuar qytetarët e Republikës së Kosovës. Për të qenë efektiv procesi i vaksinimit domosdoshmërisht do të jetë e nevojshme që të menaxhohet me kujdes personeli shëndetësor, gjithëherë duke pasur parasysh që tani e dy vjet me rradhë personeli është i mbiangazhuar për tu përballë me këtë situat sfiduese.

Poashtu, menaxhmenti i institucioneve shëndetësore, kësaj rradhe duhet të ketë kujdes dhe të përdorë expertizë në sistematizimin e personelit shëndetësorë nëpër “klinikat Covid”, në atë mënyrë që të mos përsëriten gabimet e valëve të kaluara dhe të dëmtohen shërbimet e tjera të mbingarkuara si emergjencat dhe traumatologjia.

Në këtë drejtim, kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëhere të filloj zbatimin e nenit 20 të Ligjit Nr. 07/L-006 Anti COVID.

Apelojmë popullatës së Republikës së Kosovës, se tani mbi të gjitha është prioritare ruajtja e shëndetit publik dhe “shëndeti” i institucioneve shëndetësore dhe se kjo betejë nuk i takon vetëm punëtorëve shëndetësorë por secilit prej nesh.

Oda e Mjekëve shpreh gatishmërinë që të jap kontributin e vazhdueshëm siç e ka dhënë deri më tani, që për çfardo veprimi bashkë-institucional si dhe do të jetë përkrah personelit shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID-19.