Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon heqjen masave kufiziuese për COVID-19

09.12.2020

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve të vendit. OHT pëmes një letre të hapur dërguar Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar që sa më parë të hiqen masat kufizuese. Po ashtu nga OHT kërkohet që të bëhet kujdes në shpërndarjen e mjeteve nga […]

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon heqjen masave kufiziuese për COVID-19 Foto: Ilustrim

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve të vendit.

OHT pëmes një letre të hapur dërguar Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar që sa më parë të hiqen masat kufizuese.

Po ashtu nga OHT kërkohet që të bëhet kujdes në shpërndarjen e mjeteve nga Ligji për Rimëkëmbjen e Ekonomike dhe se mjetet të shkojnë në veprimtaritë më të atakuar siç është hoteleria dhe turizmi.

Shkrimi i plotë:

LETËR E HAPUR DREJTUAR PRESIDENCËS, PARLAMENTIT DHE QEVERISË SË KOSOVËS

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës drejton letër të hapur ndaj Institucioneve të Kosovës që:

– Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk ka dëshmi që kjo fushë e veprimtarisë është vatër e infeksionit me Covid – 19.

– Të jeni të kujdesshëm në shpërndarjen e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, mjetet të shkojnë në veprimtaritë më të atakuara siç është hoteleria dhe turizmi.

– Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë.

– Të bëhet urgjentisht lirimi i masave për festat e fundvitit, për arsye që mos të bëhet zbrazja e qytetarëve me subvencionimet e shtetit jashtë Kosovës, në mënyrë që sadopak të ndihmohet ekonomia e vendit.