Oda Amerikane thirrje Kuvendit të mos votojë tërheqjen e kursimeve pensionale

22.06.2022

Në kohën kur pritet të nisë shqyrtimi i ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Fondet Pensionale nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u bën thirrje deputetëve që të mos aprovojnë këtë nismë ligjore. Sipas kësaj ode të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të […]

Oda Amerikane thirrje Kuvendit të mos votojë tërheqjen e kursimeve pensionale Foto: Ilustrim

Në kohën kur pritet të nisë shqyrtimi i ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Fondet Pensionale nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u bën thirrje deputetëve që të mos aprovojnë këtë nismë ligjore.

Sipas kësaj ode të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit.

Kjo odë ka thënë se nuk mbështesin nisma që e gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit.

“Të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit, kjo edhe për shkak të pasigurive të shumta që karakterizojnë mjedisin ekonomik global dhe thellimin e mëtejmë të vështirësive në muajt në vijim”, deklaron OEA në komunikatën për media.

Oda Amerikane thekson se pavarësisht autoritetit të tyre, deputetët e Kuvendit të Republikës kanë përgjegjësi që të nxjerrin politika të cilat garantojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme mirëqenien e qytetarëve.

“Prandaj nuk mbështet nismat të cilat gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit”, deklaron OEA.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit edhe thirrjen e saj për dialog gjithëpërfshirës, në rend të parë ndërmjet hisedarëve politikë, por edhe të tjerëve, për një program të masave monetare e fiskale, të cilat do të adresonin sfidat aktuale dhe do të lehtësonin jetesën e qytetarëve.

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet projektligji për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.