Oda Amerikane e Kosovës: Aprovimi i Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale do të përmirësojë imazhin e Kosovës para investitorëve
Në mbledhjen e kaluar të Qeverisë është aprovuar Projektligji për Themelimin e Gjykatës Komerciale. E këtë projektligj për Gjykatën Komerciale e ka vlerësuar pozitivisht Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK). Kjo odë ka thënë se parakusht i rëndësishëm për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të jashtme është fuqizimi i sundimit të […]
Në mbledhjen e kaluar të Qeverisë është aprovuar Projektligji për Themelimin e Gjykatës Komerciale.
E këtë projektligj për Gjykatën Komerciale e ka vlerësuar pozitivisht Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK).
Kjo odë ka thënë se parakusht i rëndësishëm për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të jashtme është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe drejtësisë komerciale si dhe rritja e efikasitetit në zbatueshmërinë e kontratave.
Poashtu OEAK i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të përmbyllë Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, e në këtë aspekt edhe aprovimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit të vendit.
Oda Amerikane vlerëson se një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës, do të ndikojë pashmangshëm në ngritjen e sigurisë juridike në të bërit biznes, duke përmirësuar klimën e investimeve, e rrjedhimisht edhe imazhin e Kosovës para investitorëve të huaj.
Njoftimi i plotë:
Fuqizimi i sundimit të ligjit në përgjithësi dhe i drejtësisë komerciale në veçanti, e në këtë aspekt edhe rritja e efikasitetit në zbatueshmërinë e kontratave janë parakusht i rëndësishëm për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të jashtme.
Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale.
Oda Amerikane vlerëson se një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës, do të ndikojë pashmangshëm në ngritjen e sigurisë juridike në të bërit biznes, duke përmirësuar klimën e investimeve, e rrjedhimisht edhe imazhin e Kosovës para investitorëve të huaj.
Duke qenë edhe përgjigje ndaj propozimit të Odës Amerikane që nga viti 2016, për themelimin e një gjykate të veçantë e cila do të trajtonte në mënyrë efikase dhe profesionale kontestet e natyrës komerciale, aprovimi i Projektligjit në fjalë nga ana e Qeverisë, kontribuon edhe në avancimin e dialogut publiko-privat.
Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të përmbyllë Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, e në këtë aspekt edhe aprovimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit të vendit.