OBSH paralajmron se numri i viktimave nga COVID-19 mund të rritet gjatë vjeshtës

15.10.2020

Organizata Botërore e Shëndetësisëka paralajmëruar se rritja e numrit të të infektuarve në Evropë mund të pasohet me një rritje të numrit të vdekjeve. Vendet evropiane po vendosin masa shtesë të kufizimeve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa deri tani më shumë se 38 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën […]

OBSH paralajmron se numri i viktimave nga COVID-19 mund të rritet gjatë vjeshtës Foto: Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisëka paralajmëruar se rritja e numrit të të infektuarve në Evropë mund të pasohet me një rritje të numrit të vdekjeve.

Vendet evropiane po vendosin masa shtesë të kufizimeve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa deri tani më shumë se 38 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe gati 1.1 milion kanë vdekur.

Çdo ditë, në Evropë, po infektohen rreth 100 mijë persona. Italia, Republika Çeke, Zvicra dhe Rusia, kanë shënuar një numër rekord të të infektuarve gjatë javëve të fundit.

Numri i vdekjeve në nivel global aktualisht ka arritur në mbi 5 mijë në ditë. Por, njësitë e kujdesit intensiv po mbushen, duke rrezikuar të mbingarkojnë sistemet e kujdesit shëndetësor. Në disa vende, spitalet veçse janë të mbingarkuara dhe ka mungesë të stafit mjekësor, paralajmërojnë ekspertët.

Zyrtari i lartë i OBSH-së, Soumya Swaminathan, dekurajoi idenë se “imuniteti i tufës” (kur mjaft njerëz krijojnë imunitet për të ngadalësuar përhapjen e një virusi) ishte i arritshëm para se vaksinimi të jetë në dispozicion na masë të gjerë.

“Njerëzit flasin për imunitetin e tufës. Ne duhet të flasim për këtë vetëm në kontekstin e një vaksine. Ju duhet të vaksinoni të paktën 70 për qind të njerëzve, për të ndalur vërtet transmetimin”, tha Swaminathan.

Dy kompanitë që po merren me zbulimin e vaksinës në Perëndim, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca në SHBA, kanë pezulluar provat për arsye sigurie.

Shtetet evropiane dhe qeveritë lokale po bëjnë përpjekje për të ulur shkallën e përhapjes së virusit që filloi të rritet në fund të verës.

Edhe në Kosovë numri i të infektuarve ditëve të fundit ka filluar përsëri, mirëpo që të mos përkeqësohet situata, kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe i pari i shëndetësisë, Armend Zemaj kanë kërkuar nga policia dhe inspektorati që t’i rrisin aktivitetet për të mbajtur nënkontrollë situatën epidemiologjike.

Që nga marsi kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me COVID-19 deri më tani numri i viktimave ka arritur në 650.

Në Komunën e Suharekës, betejen me korona virus e kanë humbur 15 pacient, shkruan SuharekaOnline.