“O Albin Kurti bane marrëveshjen, se pas 4 shkurtit pushtetin ta merr Thaçi”

26.01.2020

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ta bëjë marrëveshjen me LDK-në për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, nëse nuk formohet Qeveria deri më 4 shkurt, pushtetin do ta marrë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. “Në vitin 2006, atëherë i kam pas […]

“O Albin Kurti bane marrëveshjen, se pas 4 shkurtit pushtetin ta merr Thaçi” Foto: Albin Kurti (SC/Facebook)

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ta bëjë marrëveshjen me LDK-në për formimin e Qeverisë së re.

Sipas tij, nëse nuk formohet Qeveria deri më 4 shkurt, pushtetin do ta marrë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Në vitin 2006, atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut. O President ma bre burrë, mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me ua marrë Hashimi. E njëjta vlen për Albin Kurtin”.