Nxënësit e klasave të 7, 8, 9, 11 dhe 12 nga sot u rikthehen bankave shkollore

21.09.2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH ka bërë të ditur se nga sot nis faza e dytë e procesit mësimor në shkolla. Bankave shkollore do t’iu rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12. Ministri i MASH, Ramë Likaj ka kërkuar nga nxënësit të respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. […]

Nxënësit e klasave të 7, 8, 9, 11 dhe 12 nga sot u rikthehen bankave shkollore Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH ka bërë të ditur se nga sot nis faza e dytë e procesit mësimor në shkolla.

Bankave shkollore do t’iu rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.

Ministri i MASH, Ramë Likaj ka kërkuar nga nxënësit të respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19.

Ndryshe, viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me fazën e parë më 14 shtator, për shkak të pandemisë me koronavirus. Si pasojë e gjendjes me pandemi, procesi mësimor në Kosovë 2019/2020 ishte ndërprerë në muajin mars, për të vazhduar në formë online.