Nxehet gara, Sali Asllanaj garon për deputet, ja edhe kandidatët tjerë

Janë bërë një ditë nga përfundimi i afatit për koalicione parazgjedhore, tani më kanë mbetur që të përpilohen listat e kandidatëve për deputet nga partitë politike si ato që kanë bërë koalicione po ashtu edhe partitë që do garojnë të vetme.

Tani më edhe partia Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në degën e Suharekës, ka zgjedhur disa kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sot më 31.08.2019, është mbajtur mbledhja e kryesisë e LDK-së në Suharekë, ku janë propozuar 4 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e kryesisë të mbajtur më 31.08.2019, janë propozuar 4 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës:

  1. Dr. Ardian Shala
  2. Dr. Sali Asllanaj
  3. Bexhet Kuçi
  4. Shqipe Ramaj
RAPORTO