Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3.824
Instituti Kombëtarë i shëndetësisë publike në Kosovë ka bërë të ditur se në Kosovë deri më tani janë regjistruar 11 mijë e 416 raste pozitive nga 43 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin Korona. Sipas IKSHPK-së në Kosovë kanë humbur jetën 401 persona si pasojë e COVID-19 por numri i të shëruarve deri…
Instituti Kombëtarë i shëndetësisë publike në Kosovë ka bërë të ditur se në Kosovë deri më tani janë regjistruar 11 mijë e 416 raste pozitive nga 43 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin Korona.
Sipas IKSHPK-së në Kosovë kanë humbur jetën 401 persona si pasojë e COVID-19 por numri i të shëruarve deri më sot është 7.191.
Bazuar në këto të dhëna zyrtare nga Instituti Kombëtarë i shëndetësisë publike në Kosovë janë 3.824 raste aktive me Korona virus.
IKSHPK-ja vazhdonë duke ju bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të zbatojnë masat mbrojtëse, bartja e maskave, mbajtja e distancës, mbajtja e higjienës personale janë rekomandimet kryesore të cilat na mbajnë të mbrojtur dhe larg virusit COVID-19.