Ka përfunduar numërimi i votave në të gjithë Komunat e Kosovës, ku tashmë KQZ ka bërë përditësimet edhe në ueb faqen e tyre zyrtare.

Tashmë janë numëruar 100 për qind të votave të rregullta nga zgjedhjet e 6 tetorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave apo 202 mijë e 968 vota. LDK-ja është e dyta me 24.82 për qind të votave apo 197 mijë e 702 vota.

PDK-ja është e treta me 21.24 për qind apo 169 mijë e 211 vota. Koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt me 11.57 për qind apo 92 mijë e 149 vota.

Nisma-AKR-PD është nën prag, e cila ajo deri tash ka 39 mijë e 495 vota apo 4.96 për qind.

40 mijë e 732 vota ishin të pa vlefshme dhe 1 milionë e 937 mijë e 868 votues ishin të regjistruar ndërsa 851 mijë e 157 persona kishin votuar në këto zgjedhje.

Kujtojmë se tash pritet të fillojë numërim i votave me kusht, të diasporës dhe ato të njerëzve me nevoja të veçanta.