Numërohen mbi 33 mijë vota nga diaspora, prin LVV me mbi 26 mijë vota

Numërohen mbi 33 mijë vota nga diaspora, prin LVV me mbi 26 mijë vota
Eurolinda Zenelaj

03.03.2021 / Lajme

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë.

Nga fillimi i procesit të numërimit deri në ora 09:00 bëhet e ditur se janë numëruar 33 mijë e 488 vota, prej të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 26 mijë e 79 vota.

Pas LVV-së, renditet LDK-ja me 2,829 vota e pasuar nga PDK e cila deri më tani ka marrë 2,486 duke lënë pas AAK me 944 vota dhe e fundit renditet NISMA me 234 vota.

Procesi i numërimit të këtyre votave ka nisur të martën (dje) në mëngjes, ndërkaq pritet të përfundojë sot, bazuar në shpejtësinë me të cilën po numërohen votat në QNR.

RAPORTO