Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht, LVV prin me 6 mijë e 747 vota

Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht, LVV prin me 6 mijë e 747 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

KQZ ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 tash janë numëruar 13.570 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 6.747 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2.373 vota.

E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 1.473 vota dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.301 vota.

Rikujtojmë se gjithsej janë 31.500 me kusht dhe 2800 vota të personave me aftësi të kufizuara.

RAPORTO