Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 97.8 për qind të votave.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani janë numëruar 2 mijë e 491 vendvotime apo 97.80 për qind e tyre.
Në bazë të këtyre statistikave Lëviza Vetëvendosje ka arritur ti marrë 200 mijë e 374 vota apo 25.59 për qind të votave.
Në vend të dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur t’i mbledh 194 mijë e 778 vota apo 24,87%, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet në vendin e tretë me 164 mijë e 930 vota apo 21,06%.
Në anën tjetër koalicioni AAK-PSD ka arritur ti mbledh vetëm 90 mijë e 280 vota apo 11,53%, kurse koalicioni tjetër, NISMA-AKR ka mbledhur vetëm 38 mijë e 369 vota apo 4,90%.