Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 19 mijë e 609 qytetarë.
Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 241 mijë e 120 qytetarë.
Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 102 mijë e 210 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Ndërsa numri total i dozave të administruara është 343 mijë e 330.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës. Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se tash e disa ditë caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.