(Nuk)mund të organizohen zgjedhje, Kosova shtet “gjysmë presidencial”!

  • 29.01.2019
(Nuk)mund të organizohen zgjedhje, Kosova shtet “gjysmë presidencial”!

Edhe pse tashmë po flitet që Qeveria Haradinaj mund të rrëzohet ditëve apo orëve në vijim, siç duket zgjedhjet në Kosovë nuk mund të realizohen, kjo për faktin se KQZ “qëllimisht” ka mbetur peng e presidenit Thaçi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon të mbahet peng nga ana e Presidentit të vendit. Ai ende nuk ka dekretuar anëtarët e rinj të këtij komisioni, ndërsa në shoqërinë civile këtë e shohin si problem politik.


Komisioni Qendror Zgjedhor, që nga pranvera e vitit të kaluar, vazhdon të mbetet i pakompletuar si shkak i mos dekretimit të anëtarëve të rinj nga Presidenti i vendit.

Ajo çfarë kemi parë nga Presidenti është se e ka politizuar gjithë procesin, duke ftuar edhe subjektet tjera politike të cilat nuk janë grupe parlamentare, që të sjellin anëtarë për t’u emëruar në KQZ. Kjo është mosrespektim i ligjeve ose në terma tjera edhe mos respektim i Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit të përgjithshëm të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

Mos funksionalizmi i KQZ-së, po sjell pengesa qoftë në planin politik po edhe atë juridik.

“Kur s’ka anëtarë natyrisht që s’mund të funksionojë. Në momentin që të emërohen anëtarët fillon të funksionojë”, kishte thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka javë më parë.

Njohësi i proceseve zgjedhore Mazllum Baraliu konsideron se gjendja aktuale në KQZ është jashtë mandatit dhe nuk ka kompetencë për vendimmarrje.

“Gjendja reale dhe aktuale e strukturës dominante të KQZ-së është jashtë mandatit. Që do të thotë është pa kompetencë dhe pa ingerenca që të vendos. Pra, vendimmarrje nuk mund të ketë në KQZ. Pra, KQZ-ja është e bllokuar, për arsye se thjesht ata njerëz janë jashtë mandatit”, thotë Baraliu.

Sipas praktikave të mëparshme KQZ kishte organizuar zgjedhje edhe pse pa mandat. “Ne i kembi mbajtë dy palë zgjedhje pasi janë mbajtë zgjedhjet në vitin 2010 në dhjetor, ne nuk kemi vazhduar mandat tjetër dhe me të njëjtin i kemi mbajtur zgjedhjet e 2013-ës dhe 2014-ës dhe vetëm pasi i kemi përfunduar zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme në 2014, kemi marrë më 15 dhjetor vazhdim mandati nga ana e presidentit”, sihte deklaruar Ilir Gashi nga PDK.

Në rastin që KQZ nuk ka mandat të organizojë zgjedhje, atëherë i vetmi institucion që do të kishte legjimitet dhe funksion të plotë kushtetues është presidenca, e që sipas të gjitha gjasave dialogu dhe proceset në të cilat po kalon Kosova do të mbeteshin në dorën e presidenit Thaçi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë