Nuk zbatuan vendimin e Qeverisë, 4 të arrestuar në fshatin Mushtisht

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, është parapa e domosdoshme që të ndërmerren masa të reja të cilat janë ndërmarrë me këshilla të ekspertëve.

Në pyetje janë masat e Qeverisë së Kosovës, të paralajmëruara të hënën mbrëma nga ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Nga mëngjesi i së mërkures, qytetarët në Kosovë mund të lëvizin jashtë shtëpive të tyre vetëm 90 minuta në ditë, sipas orarit të bazuar tek shifra e parafundit e numrit personal.

E këtë vendim nuk e kanë zbatuar katër persona nga fshati Mushtisht, të cilët sipas raportit të policisë të mërkurën rreth orës 21:00 janë shoqëruar në stacion policor katër të dyshuar meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

RAPORTO