Nuk tërhiqet SBAShK-u: Do të ketë greva nëse kjo Qeveri vazhdon kështu

15.04.2022

Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka akuzuar Qeverinë se nuk po merret me kërkesat e sindikatave të vendit. Sipas tij qeveria që erdhi me kompozitet se do të jetë më e afërt me sindikatat pasi që ka programin social, po del se është partia e cila i’a […]

Nuk tërhiqet SBAShK-u: Do të ketë greva nëse kjo Qeveri vazhdon kështu Foto: Ilustrim

Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka akuzuar Qeverinë se nuk po merret me kërkesat e sindikatave të vendit.

Sipas tij qeveria që erdhi me kompozitet se do të jetë më e afërt me sindikatat pasi që ka programin social, po del se është partia e cila i’a ka qitur shkelmin në qafë.

“Kjo qeveri që erdh me kompozitet se do të kemi lule dritë, që kemi menduar se është më e afërt me sindikatat pasi e ka programin social, po del se është partia e cila na ka qit nëse mundet, shkelmin n’qaf”, tha Jasharaj.

Po ashtu, i pari i SBAShK-ut ka thënë se si sindikatë do të vazhdojë rrugën e vet.

“Kërcënimin që e bën kjo parti, edhe ndaj individëve të sindikatës, edhe ndaj sindikatës, e kanë kot, SBAShK-u do të vazhdojë rrugën e vet”, shtoi ai.

“Do të ketë greva nëse kjo Qeveri vazhdon kështu”, paralajmëroi Jasharaj.