Nuk tërhiqen mjekët, do të mbajnë grevë: Kurti po na injoron, nuk jemi duke e shkelur Ligjin
Miratimi i Ligjit të Pagave ishte kërkesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) për Qeverinë Kurti, por sipas kryetarit të kësaj sindikate, Blerim Syla këta kanë hasur në “vesh” të shurdhur. Nga dita e enjte do të nisin masat më të ashpëra nga mjekët kosovar pas neglizhencës së qeverisë Kurti. Mjekë në […]
Miratimi i Ligjit të Pagave ishte kërkesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) për Qeverinë Kurti, por sipas kryetarit të kësaj sindikate, Blerim Syla këta kanë hasur në “vesh” të shurdhur.
Nga dita e enjte do të nisin masat më të ashpëra nga mjekët kosovar pas neglizhencës së qeverisë Kurti.
Mjekë në tërë Kosovë do të bojkotojnë punë duke hyrë në greva tetë orëshe, derisa qeveria të reflektoj.
“Të enjten do të mbajmë një greva tetë orëshe në tërë Kosovës, deri atëherë presim ftesë nga kryeministrit dhe ministrit Svecla për Lagjinë e Pagave, përndryshe ne do të vazhdojmë me grevë”, tha Syla për Insajderin.
Ndonëse, nga Kurti nuk u kontaktuan asnjëherë për të folur rreth kërkesave të mjekëve, Syla shtoi se të hënën përsëri do t’i dërgoj kërkesë për kontakt kryeministrit.
I pyetur nëse mendon se do të shkel Ligjin me mbajtjen e grevës në kohë pandemie.
Në përgjigjen e tij, Syla tha se kur partitë pulitke mbajtën tubime me nga 3 mijë veta në kohë pandemia, nuk e konsideroj shkelje të ligjit nga ana jone për mbajtje të grevës.
“Nëse partitë e kanë shkelur Ligjin në kohë pandemi ka mbajte tubime me nga 2- 3 mijë veta, absolut nuk konsideroj që na jemi duke e shkelur Ligjin”, tha më tej Syla.