Nuk shihen targa ZH, SG, VD ose GE këtë verë në Kosovë!

31.07.2020

Asnjë targë ZH, SG, VD ose GE në Kosovë këtë verë. “Këtë vit nuk do të shkojnë poshtë”. Shumica e 175,000 personave me prejardhje kosovare që qëndrojnë në Zvicër nuk do të shkojnë këtë verë në vendlindje. Në Kosovë ekziston rreziku i infektimit me Covid-19, dhe pasi të jeni kthyer jeni të detyruar për një […]

Nuk shihen targa ZH, SG, VD ose GE këtë verë në Kosovë! Foto: Ilustrim

Asnjë targë ZH, SG, VD ose GE në Kosovë këtë verë. “Këtë vit nuk do të shkojnë poshtë”. Shumica e 175,000 personave me prejardhje kosovare që qëndrojnë në Zvicër nuk do të shkojnë këtë verë në vendlindje.

Në Kosovë ekziston rreziku i infektimit me Covid-19, dhe pasi të jeni kthyer jeni të detyruar për një karantinë 10-ditore, shkruajnë mediat zvicerane.

Vit pas viti për kosovarët do të thotë lumturi të kthehen në shtëpitë e tyre për pushime. Ata vizitojnë familjen, festojnë dasmat dhe lënë franga zvicerane në Kosovër.

Gjithçka është ndryshe këtë verë pasiqë Këshilli Federal e vendosi Kosovën në listën e vendeve me “rrezik të lartë” dhe për secilin që kthehet nga atje duhet që të karantinohet për 10 ditë.

Edhe për diasporën kosovare-shqiptare nuk është e lehtë që të mos vizitojnë familjet e tyre këtë sezonë pasiqë është krijuar një lloj tradite për çdo vit radhazi.

Me vendosjen e detyrimit për karantinë 10 ditore për ata që kthehen nga Kosova, Zvicra tani po bëhet një destinacion veror për rreth 175,000 kosovarët që jetojnë atje.