Nuk përjshatohet hyrja e PDK-së në qeveri!

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka komentuar përplasjet e fundit ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës LDK- AAK.

Ai në një përgjigje të shkurtër për <<Gazeta Blic>> ka përjashtuar mundësinë e prishjes së koalicionit me Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të drejtuar nga ana e Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të zgjerohet koalicioni qeverisës më PDK-në e Kadri Veselit.

“Nuk ka mundësi të prishjes së koalicionit me AAK, por nuk e përjashtoj mundësinë e bashkimit të partive tjera në koalicion, pra edhe PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të dielën deklaroi se ka ndryshim të rrethanave pas paralajmërimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, prandaj dhe nuk e përjshton mundësinë e përfshirjes së PDK-së në qeveri.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.