Nuk ndryshon kufizimi i lëvizjes, mbetet nga ora 17:00 – 06:00

Kryetarët e Komunave sot kanë mbajtur një takim jashtëzakonisht konstruktiv me Ministrin e Shëndetësisë Z.Arben Vitia për t’u koordinuar edhe më tutje në betejën e përbashkët kundër pandemisë Covid19.

Ky takim vjen pasi dje Këshilli i Kryetarëve është mbledhur në një takim ku kanë nxjerr nëntë rekomandime për angazhime të përbashkëta në parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Në këtë takim me Ministrin Vitia është vendosur që orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve do të mbetet ashtu siç ka këkuar AKK-ja do të jetë i njëjtë për të gjitha komunat nga ora 17.00-06.00, përveç komunës së Malishevës dhe Mitrovicës Veriore.

Orari i kufizimit mund të ndryshojë varësisht prej ndryshimit të situatës nëpër komuna.

Poashtu u vendos që Komunat mund të karantonohen varësisht nga situata dhe zhvillimet në të ardhmen.

Në varësi të kërkesave të Kryetarëve është vendosur që bujqit do të mund ti punojnë arat por do të pajisen me leje të veçanta që të mund të punojnë edhe jashtë kufizimit.

Në anën tjetër Ministri Vitia vlerësoi lartë bashkëpunimin me AKK-në dhe tha pa bashkëpunim me komunat nuk do të arrihet suksesi i dëshiruar.

RAPORTO