Çlirim Gashi
14.06.2019, 22:17

Nuk ndalen rrahjet në LDK, tani krisin grushtet!

Pak minuta më parë një përleshje tjetër ka ndodhur tek Zyra e LDK-së në lagjen “Kodra e Trimave”.

Trupa të shumta policore janë parë tek zyra ku ka ndodhur incidenti.

Sipas raportimeve të medieve besohet se përleshja ka ndodhur mes policisë dhe disa personave të pa identifikuar.

Deri më tani procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së e kanë përcjellur incidente të shumta, sidomos në Prishtinë.

Dje në degën e LDK-së tek “Mati 1” Insajderi raportoi për përleshje  deri sa po mbahej kuvendi zgjedhor, transmeton RTK.