Nuk ndalen largimet, edhe një zyrtar tjetër i ikën AAK’së, kalon në NISMA

Nuk ndalen largimet, edhe një zyrtar tjetër  i ikën AAK’së, kalon në NISMA
Fjolla Hoxha

08.08.2019 / Lajme

Një nga anëtarët e këshillit drejtues të AAK’së së degës në Prishtinë, Azem Metolli përmes një postimi ka njoftuar opinionin se ka jep dorëheqje nga kjo strukturë politike.

Metolli lajmin për këtë e ka dhënë duke lajmëruar të gjithë përmes Facebook, largimi i tij po vjen duke u bazuar në zhvillimet e fundit politike.

Por, Metro mëson se Metolli tani ju është bashkuar partisë së Fatmir Limajt, NISMA.

Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur ikje të shpeshta nga partia e Ramush Haradinajt.

Ja postimi i tij:

I nderuar Kryetar i Deges se AAK-se ne Prishtine z. Mehmeti,
Te nderuar struktura te AAK-se,
Permes ketij njoftimi dua te beje publike largimin tim nga strukturat e AAK-se, vendim te cilen e kam marr duke u bazuar ne zhvillimet e fundit politike ne vend.

Ju falenderoj shume per bashkepunimin e deritanishem gjithe juve.

RAPORTO