Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës edhe pse i ka dhënë afat SBASHK-ut që të përcaktohen për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3 javëshe, por kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj po vazhdon që të refuzojë këtë vendim të MASHT-it.
Sipas kryetarit Jasharaj, ky vendim bie ndesh me ligjin e grevave, dhe deklaroi se ne nuk do të zmbrapsemi nga ky vendim që morëm përderisa Gjykata Themelore në Prishtinë, do të marrë vendimin për padinë që i kemi bërë ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
“SBASHK-u ka qëndrim që moti nga Këshilli Drejtues që orët e humbura në grevë nuk kompensohen derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të vendosë lidhur me padinë që i kemi bërë ministrit Bytyqi. As pranveror, as ditëve tjera”, ka thënë ai.
Këtë vendim që e mori Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nuk e obligon as ligji.
Po ashtu, ai tha se Ligji i grevave nuk e obligon askënd që t’i kompensojë orë e humbura gjatë grevës.
Jashari thotë se një gjë të tillë nuk ua obligon as ligji. “Ligji i grevave nuk na obligon për t’i mbajtur orët dhe konsiderojmë se kësaj here orët nuk do të kompensohen”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se, SBASHK-u ka mbajtur grevë 3 javëshe me qëllim që të rritet koeficienti i pagave deri në 30%.