Nuk kalon në Kuvend Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së

16.10.2020

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish në mungesë kuorumi të miratojë Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 36 deputetë, duke pamundësuar kështu kalimin e këtij Projektligji. Ky Projektligj mbetet të provohet sërish për votim në seancat e ardhshme. Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka filluar […]

Nuk kalon në Kuvend Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish në mungesë kuorumi të miratojë Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në votim kanë marrë pjesë vetëm 36 deputetë, duke pamundësuar kështu kalimin e këtij Projektligji.

Ky Projektligj mbetet të provohet sërish për votim në seancat e ardhshme.

Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka filluar me 55 minuta vonesë, kjo seancë duhej të fillonte në ora 10:00.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka hapur këtë seancë duke thënë se arsyeja e vonesës janë mungesa e numrit të deputetëve në sallë.