Nuk kalon ligji për importimin e veturave më të vjetra se 15 vjet

Sot seanca e Kuvendit të Kosovës, filloi me shqyrtimin e ligjit për automjetet, ligj ky i cili nuk u miratua.

Për mos kalimin e këtij ligji, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj shprehu keqardhje.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, tha se ky ligj kishte qëllim të përmirësohej mesatarja e vjetërsisë së automjeteve që janë në qarkullim. “Per keqardhje qe as kesaj radhe nuk kaloi ligji per automjetet. Sot ne Kosove 70 per qind e automjeteve jane me te vjetra se 15 vjet dhe ky ligj kishte vec nje qellim, qe sado pak te permiresohej mesatarja e vjetersise se automjeteve qe jane ne qarkullim. Keto nuk po e ndotkan ambientin vec ato qe jane me te reja se sa 15 vjet, theksoi ai.

Po ashtu, ai tha se: “Eshte tragjike kur krejt kjo behet, ne emer te mbrojtjes se qytetarit! Nuk kane faj, se vet nuk e kane kete hall, e sa per popull te cilin e perfaqesojne, disa deputeteve po duket qe nuk u behet vone asnjëherë”, ka shkruar Nitaj./21Media

RAPORTO