Nuk ka zbutje të masave në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë

21.04.2021

Qeveria zvicerane ka paraqitur një plan trefazësh të masave: Faza e parë është fazë e mbrojtjes, pas saj vjen faza e stabilizimit dhe në fund, ajo e normalizimit. Gjithashtu ka përditësuar edhe listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të COVID-19, në të cilën vazhdon të mbetet Kosova. Këshilli Federal i Zvicrës nuk pret që […]

Nuk ka zbutje të masave në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë Foto: Ilustrim

Qeveria zvicerane ka paraqitur një plan trefazësh të masave: Faza e parë është fazë e mbrojtjes, pas saj vjen faza e stabilizimit dhe në fund, ajo e normalizimit. Gjithashtu ka përditësuar edhe listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të COVID-19, në të cilën vazhdon të mbetet Kosova.

Këshilli Federal i Zvicrës nuk pret që lehtësimi i radhës i masave kundër përhapjes së koronavirusit do të jetë i mundur para fundit të majit.

Në planin afatgjatë, qeveria synon kthimin në normalitet me një model trefazor, raporton sda.ch.

Për shkak të situatës epidemiologjike dhe hapave të mëdhenj të hapjes që u morën të hënën e kaluar, vështirë se do të ketë ndonjë lehtësim të mëtejshëm përpara 26 majit, është kumtuar nga Këshilli Federal sot, pas mbledhjes së tij.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme është përditësuar edhe lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së COVID-19, në të cilën bënë pjesë edhe Kosova, transmeton SuharekaOnline.

Sipas kësaj të gjithë atyre që ju lejohet udhëtimi nga Kosova për në Zvicër, duhet të paraqesin test PCR negativ, një formular dhe të vetizolohen për 10 ditë.

Lista është valide deri më datën 3 maj 2021.

Lista përditësohet në atë mënyrë që nëse në 14 ditët e fundit, numri i infeksioneve të reja për 100 000 banorë në një shtet është 60 më i lartë se në Zvicër, atëherë ai shtet renditet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë.