Nuk ka kuorum, Kuvendi shkon në pauzë ende pa filluar seanca

12.10.2020

Ende pa filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, ka kërkuar pauzë për shkak të mungesës së deputetëve. Ende pa filluar seanca për votimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 30-minutëshe. Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka kërkuar pauzën për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë ishin […]

Nuk ka kuorum, Kuvendi shkon në pauzë ende pa filluar seanca Foto: Ilustrim

Ende pa filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, ka kërkuar pauzë për shkak të mungesës së deputetëve.

Ende pa filluar seanca për votimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 30-minutëshe.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka kërkuar pauzën për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë ishin prezentë vetëm 40 deputetë, edhe pse seanca e jashtëzakonshme ishte ftuar me 61 nënshkrime, sipas LDK-së.

Pas gjashtë dështimeve, deputetët po tentojnë për të shtatën herë të votojnë në parim Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.