Nuk i ndal coronavirusi, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

05.12.2020

Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1,700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë. Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën […]

Nuk i ndal coronavirusi, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë Foto: Ilustrim

Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1,700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, duke përfituar edhe nga koha e mirë, por dhe nga masat kufizuese për pandeminë më të lehta, krahasuar me ato që ka marrë qeveria e Kosovës.

Gjithashtu mësohet se Policia Kufitare po punon me 4 sportele, për të shmangur radhët e gjata.

Ndërkohë fluks mjetesh e qytetarësh është vënë re edhe në drejtim të Kosovës. Por ndryshe nga Kosova, në Shqipëri masat kufizuese janë më të lehta, ndaj dhe njëri prej shkaqeve të udhëtimit është edhe ky fakt./telegrafi/