Nuk garantohet liberalizimi i vizave nga shtetet e BE-së

Më 1 korrik të këtij viti Finlanda do ta marrë kryesimin e Bashkimit Evropian (BE), megjithëkëtë finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i sigurt se do të ndodhë as pas marrjes së presidencës së këtij shteti evropian.

Edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë deklaruar për “Zërin” se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe siç kanë thënë ata ky proces merr kohë për t’u përmbyllur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas tre muajsh, gjegjësisht më 1 korrik 2019, pritet që Finlanda ta marrë kryesimin e Bashkimit Evropian (BE), megjithëkëtë finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave nuk është i sigurt se do të ndodhë as pas marrjes së presidencës së BE-së nga Finlanda.

Nga Ambasada Finlandeze në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Finlanda mund ta çojë përpara procesin e vizave vetëm në rast se edhe shtetet e tjera të BE-së kanë interes ta bëjnë një gjë të tillë.

Në anën tjetër, nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë deklaruar se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe se ky proces merr kohë për t’u përmbyllur.

Megjithëkëtë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pohuar se gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë këtij viti janë objektive, ndonëse vendimi për një gjë të tillë tashmë është në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Ministrave.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.