07.11.2019, 13:11

Nuk dorëzohet NISMA, ky është veprimi i fundit pas publikimit të rezultateve nga KQZ

Tashmë edhe zyrtarisht janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat u mbajtën më 6 tetor, ndërsa sipas këtyre rezultateve të certifikuara nga KQZ, NISMA Socialdemokrate zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Por edhe pse u konfirmuar se ky subjekt politik do të jetë jashtë Kuvendit, përsëri NISMA ka thënë se do t’i shkoj deri në fund procedurave që i grantohen me ligj.

Anëtari i Kryesisë nga NISMA Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi së fundmi i ka thënë gazeta Blic se pas dite do të bëhet një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Mund të them se si NISMA do të bëjmë ankesë në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë shkurt Smakiqi.

LEXO EDHE:  Ja sa javë do të zgjasë rinumërimi i 1472 vendvotimeve

Po ashtu Smakiqi tha se në ankesë do të bashkangjitet edhe shkelja që sipas tyre e ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Se KQZ ka shkelur nenin 97 paragrafi 1 germa a) dhe b) te LPZ kur u ka pranuar pakot nga Serbia të ardhura fizikisht e jo përmes shërbimit postar nga persona të pa identifikuar dhe pa autorzime ligjore nga KQZ”, ka thënë ai.

“Si ka vepruar KQZ edhe ti s’ke pasur nevojë me shku në vendvotim por me shku ne Postë me lanë një zarf për veten, familjen tuaj dhe shokët tuaj”, ka thënë ai.

Ndryshe, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Nisma nuk ka arritur që ta kaloj pragun zgjedhor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.