Nuk dihet nëse do të kthehen reduktimet, pritet rritja e çmimit të rrymës

12.01.2022

Qytetarët e vendit tashmë kanë pushuar pak nga reduktimet e rrymës. Fatmirësisht pas të gjitha atyre ditëve e javëve të rënda që reduktimet në disa vende zgjasnin më shumë se 24 orë, qytetarëve të Kosovës ditëve të fundit iu është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji […]

Nuk dihet nëse do të kthehen reduktimet, pritet rritja e çmimit të rrymës

Qytetarët e vendit tashmë kanë pushuar pak nga reduktimet e rrymës.

Fatmirësisht pas të gjitha atyre ditëve e javëve të rënda që reduktimet në disa vende zgjasnin më shumë se 24 orë, qytetarëve të Kosovës ditëve të fundit iu është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, Viktor Buzhala ka theksuar se tash e afro dy javë gjendja me furnizim me energji elektrike është stabile dhe se nuk janë bërë kufizime të rrymës.

“Institucionet më të larta të vendit e kanë shpall gjendjen emergjente dhe duke qenë në këtë gjendje ne nuk mund të predikojmë se si do të jetë situata në ditët në vijim”, tha ai për lajmi.net.

Ai poashtu theksoi se kjo varet shumë edhe nga çmimet e energjisë elektrike në rajon, të cilat aktualisht kanë rënë, nga prodhimi vendor si dhe nga kërkesa.

Ndryshe së fundi është bërë e ditur se gjatë këtyre ditëve pritet që ZRRE-ja do të marrë vendimin nga aplikimi që është bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor.

Kësisoj pritet që të ketë rritje të çmimit, pasi është bërë kërkesë bazuar në formulë.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, të martën rruga Skënderbeu mbetet 6 orë pa furnizim me energji elektrike

Madje Buzhala pati theksuar se në bazë të shpenzimeve që kanë pasur e kanë bërë edhe kërkesën dhe se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë.

“Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 mars të vitit vijues. Është proces i rregullt, pritet sërish të ketë rritje. Por, ne nuk jemi autoriteti që vendos është ZRRE-ja. Fatkeqësisht do të jetë rritje relativisht e lartë. Do të jetë rritje 30 deri 40 për qind në bazë të vlerësimeve që i bëjmë, për të dy herët them”, ka thënë ai.

Por tutje është bërë e ditur se ende s’kanë bërë as shqyrtimin e jashtëzakonshëm, që pastaj të bëhet kërkesa edhe për shqyrtimin e rregullt.

Kurse nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës është thënë se nuk janë dhënë instruksione për kufizim të konsumit për qëllime të balancimit të sistemit nga data 30 dhjetor 2021.

Nga Zyra për Informim e KOSTT-it kanë thënë për lajmi.net se kjo nuk është bërë meqë operatorët përgjegjës në treg kanë siguruar energjinë elektrike të nevojshme për të mbuluar sistemin.

Etiketat