Njofton Qeveria – Nga 1 gushti Kosova nuk i lëshon në kufi shtetasit me dokumente të Serbisë

29.07.2022

Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media, duke theksuar se qytetarët serbë, nga data 1 gusht, sapo të hyjnë në shtetin e Kosovës, do të pajisen me dokument “hyrje/dalje”. “Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht […]

Njofton Qeveria – Nga 1 gushti Kosova nuk i lëshon në kufi shtetasit me dokumente të Serbisë Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media, duke theksuar se qytetarët serbë, nga data 1 gusht, sapo të hyjnë në shtetin e Kosovës, do të pajisen me dokument “hyrje/dalje”.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, Republika e Kosovës brenda territorit të saj i bënë të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, kjo si masë e reciprocitetit ndaj shtetit që nuk njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

PAJISJA ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE

Të dashur qytetarë,

Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.

Ju faleminderit.