Njoftim me rëndësi për qytetarët që ju ndalet rryma më shumë se 2 orë
Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka parlajmëruar dërgimin e një dosje në Policinë e Kosovës me rastet e pranuara nga qytetarët, kur reduktimet e rrymës po zgjasin më shumë se dy orë. Rizvanolli ka theksuar se plani i reduktimeve që parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të […]
Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka parlajmëruar dërgimin e një dosje në Policinë e Kosovës me rastet e pranuara nga qytetarët, kur reduktimet e rrymës po zgjasin më shumë se dy orë.
Rizvanolli ka theksuar se plani i reduktimeve që parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të implementohet në mënyrë të barabartë.
Po ashtu, ajo ka shtuar se barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë konsumatorët.
Gjithashtu, ministrja e Ekonomisë ka thënë se në dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarët, ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës
“Në këtë dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarë ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës, si dhe dyshimet nga ana e qytetarëve në lidhje me heqjen e qëllimshme të një faze në disa vende duke e zvogëluar ngarkesën e rrjedhimisht duke e bërë ngrohjen në disa vende jo funksionale”.
Rizvanolli ka theksuar se Ministria e Ekonomisë si dhe Inspektoriati i Energjisë po e përcjallin situatën nga afër dhe se i inkurajojnë të gjithë qytetarët që të raportojnë rastet e dyshimta në email adresë: me.info@rks-gov.net .