Njësia A3 e TC Kosova A kthehet në funksion – Rizvanolli falënderon punonjësit për përkushtimin

para 27 dite

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka hyrë në operim mëngjesin e sotëm, pas një periudhe jashtë funksionit.

Njësia A3 e TC Kosova A kthehet në funksion – Rizvanolli falënderon punonjësit për përkushtimin

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur falënderim të veçantë për punonjësit dhe menaxhmentin e TC Kosova A, për punën e tyre të palodhshme gjatë fundjavës.

“Edhe njësia A3 ka hyrë në operim sot në mëngjes. Faleminderit punonjësve dhe menaxhmentit të TC Kosova A për punën vetëmohuese përgjatë gjithë fundjavës”, ka shkruar Rizvanolli.

Rikthimi në funksion i kësaj njësie pritet të ndihmojë në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, veçanërisht në ditët e ngarkuara të verës, kur konsumi është i lartë. Ky zhvillim vjen pas përpjekjeve intensive për mirëmbajtje dhe rregullim teknik të njësisë.

Përmes këtij mesazhi, ministrja ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të stafit teknik në sektorin energjetik të vendit.

Etiketat

Ofertat e fundit