🎖️🇽🇰 Një vit nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Sot janë bërë një vit që nga formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Me 106 vota pro dhe një abstenim në parlamentin e Kosovës u miratuan tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, por pa ndërrim të emrit.

Tri ligjet që u miratuan me 106 vota pro dhe një abstenim ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa amandametet e ligjeve u votuan një nga një.

Ndryshe deputetët serbë nuk morën pjesë në këtë seancë, kështu duke e kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një  ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.